Ngjarje e rëndë në Korçë, humb jetën mësuesi në banesë
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Korçë, ku një mësues 67-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari jetonte i vetëm. Ai është gjetur nga mbesa e tij, e cila kujdesej rregullisht për të dhe kishte shkuar për ta vizituar, pasi nuk kishte arritur të lidhej me të. Ka qenë pikërisht ajo që ka njoftuar menjëherë policinë.
Nga këqyrja paraprake e trupit, ekspertët mjeko-ligjorë nuk kanë konstatuar shenja dhune.
Dyshimet e para janë se 67-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore, ndërsa pritet ekspertiza e plotë për të përcaktuar me saktësi rrethanat e humbjes së jetës.
Ngjarja rikthen në vëmendje edhe problematikën e vetmisë tek të moshuarit, një fenomen gjithnjë e më i përhapur, ku shumë prej tyre jetojnë të izoluar dhe pa kujdes të përditshëm.
“KORÇA BOOM”
















