top of page

Ngjarje e rëndë, viktima rezulton të jetë vëllai i një zv.ministreje

  • Jun 2
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Lushnjë, ku ka humbur jetën 43-vjeçari Ernis Xhumari. Viktima ishte vëllai i zv.ministres së Mjedisit, Elda Xhumari.


Sipas informacioneve të bëra publike nga policia, rreth orës 01:45, punonjësit e sallës operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë konstatuar përmes kamerave të sigurisë një automjet tip “Mercedes-Benz” që po lëvizte në mënyrë të parregullt pranë komisariatit.


Pas konstatimit të situatës, shërbimet e policisë janë afruar për të kryer verifikimet e nevojshme. Në ato momente, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi me shpejtësi.


Pak minuta më vonë, në zonën e njohur si “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës.


Si pasojë e aksidentit, 43-vjeçari Ernis Xhumari ka ndërruar jetë. Autoritetet po vijojnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page