Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në ngarkim, 34,263 individë përfitues
- 2 days ago
- 1 min read
Ka nisur procesi i rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në DIVA 2025 dhe kanë rezultuar me tatim të mbipaguar.
Sipas njoftimit, pagesat do të kalojnë në llogaritë bankare të deklaruara nga vetë përfituesit.
Ky proces përbën një lehtësi fiskale që synon mbështetjen e familjeve dhe qytetarëve që plotësojnë kriteret përkatëse.
"KORÇA BOOM"
















