Një histori që sfidon kohën, 130 vjet nga ringritja e Mitropolisë së Korçës
- 3 minutes ago
- 1 min read
Në Korçë shënohen 130 vjet nga rindërtimi i Mitropolisë së Shenjtë, një prej objekteve më të rëndësishme të trashëgimisë fetare dhe historike të qytetit.
Në vitin 1896, në kohën e Mitropolitit të Korçës Gjervasit, Mitropolia u rindërtua me shpenzimet bujare dhe kontributin fisnik të bamirësve, vëllezërve Adam, Thoma, Dionis dhe Gjergj Adami. Rindërtimi erdhi pas një periudhe të vështirë, pasi objekti i mëparshëm ishte djegur nga një dorë e panjohur.
Ky akt bujarie dhe përkushtimi mbetet një dëshmi e fortë e rolit që komuniteti dhe familjet bamirëse kanë luajtur në ruajtjen e identitetit shpirtëror dhe kulturor të Korçës ndër vite.
Mitropolia e Shenjtë e Korçës vijon të mbetet një simbol i besimit, historisë dhe vazhdimësisë së traditës fetare në qytet, duke përfaqësuar një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë ortodokse shqiptare.
Në këtë përvjetor, kujtohet jo vetëm rindërtimi i saj, por edhe kontributi i atyre që sakrifikuan dhe ndihmuan në ringritjen e një prej institucioneve më të rëndësishme shpirtërore të Korçës.
“KORÇA BOOM”
















