Nëna e Gimbos surprizon “nusen” Selinën
- 2 hours ago
- 1 min read
Nëna e Gimbos futet në shtëpi, takohet me banorin dhe i dhuron lule Selinës.
Pas surprizës për Brikenën, radhën e kishte Gimbo. Banori u emocionua në momentin kur nëna e tij erdhi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo u takua me banorin, me këtë të fundit që nuk i mbajti dot lotët, ndërsa ajo kishte sjellë edhe një tufë me lule për Selin.
“Nuk më ka mërzitur për asgjë. Është shumë mirë. Kur e pashë që u martua, mirë që nuk më doli zemra nga vendi. Lulet i kam sjellë për nusen”, u shpreh nëna e Gimbos.
Më pas, ajo u takua edhe me Selin, e cila e pyeti: “Po unë, a të kam mërzitur?”.
Brikena apo Gimbo? Kush nga dy banorët u eliminua përfundimisht nga Big Brother VIP 5
Gimbo është banori që u eliminua këtë të martë nga Big Brother VIP 5.
Prej më shumë se 50 ditësh, Gimbo ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por aventura e tij erdhi drejt fundit.
Ai ishte në një nominim kokë më kokë me Brikenën, pasi nuk mundi të shpëtonte në televotimin e të shtunës, ku ishin pjesë edhe Selin me Mateon.
“KORÇA BOOM”
















