P*agosja që përfundoi në gjykatë, daja i deputetes së PS mbetet në qeli
Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bledar Bakajn, daja i deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.
Vendimi është marrë gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjteje, ku gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Bakajt, i dyshuar për plagosjen e babait të ish-bashkëjetueses.
Seanca për vlerësimin e masës së sigurimit është drejtuar nga gjyqtarja Bora Shaholli, ndërsa organi i akuzës është përfaqësuar nga prokurorja Oljana Gjergjefi.
Pas shqyrtimit të provave të paraqitura dhe kërkesës së Prokurorisë, gjykata ka pranuar kërkesën e akuzës, duke vendosur që Bledar Bakaj të qëndrojë në qeli.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të konfliktit që dyshohet se ka çuar në plagosjen e babait të ish-bashkëjetueses së Bakajt.
“KORÇA BOOM”
















