Panik në Korçë, makina përfshihet nga flakët brenda pak minutash
- Jul 2
- 1 min read
Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjteje në Korçë, duke shkaktuar panik te qytetarët e pranishëm në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka qenë i parkuar në momentin kur ka shpërthyer zjarri, ndërsa drejtuesi i automjetit ndodhej në një dyqan aty pranë.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se drejtuesi ka konstatuar flakët sapo ka dalë nga ambienti ku ndodhej, duke vënë re se automjeti i tij ishte përfshirë plotësisht nga zjarri.
Menjëherë është njoftuar Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Korçë, i cili ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, automjeti është djegur pothuajse plotësisht, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















