Parashikimi i radikal i Elon Musk: teknologjia që njohim sot do të bëhet e panevojshme
- Korca Boom
- Nov 17
- 1 min read
Elon Musk ka bërë një nga parashikimet më radikale të tij deri më sot: ai beson se telefonat, aplikacionet dhe sistemet operative do të bëhen të panevojshme brenda 5-6 viteve të ardhshme.
Në një bisedë të fundit me Joe Rogan, miliarderi dhe CEO i Tesla dhe SpaceX deklaroi se jemi shumë pranë një bote ku çdo ndërveprim njerëzor do të kalojë përmes inteligjencës artificiale. Ai shprehet se në të ardhmen e afërt nuk do të kemi më nevojë për telefonë, aplikacione apo sisteme operative tradicionale.
Parashikimi i Musk është i radikal dhe ngre pyetje mbi mënyrën se si do të ndërveprojmë dhe organizojmë jetën tonë dixhitale në disa vitet e ardhshme. Teknologjia po evoluon me shpejtësi, dhe sipas tij, inteligjenca artificiale do të jetë zemra e çdo komunikimi dhe funksionimi të përditshëm.
Nëse ky parashikim realizohet, bota do të hyjë në një epokë të re, ku pajisjet që sot i konsiderojmë thelbësore do të bëhen të tepërta, dhe çdo ndërveprim do të menaxhohet përmes sistemeve të avancuara të inteligjencës artificiale.
"KORCA BOOM"



















