Pas incidentit, Mateo flet, ja çfarë ndodhi me Brikenën
- 3 hours ago
- 1 min read
Pas incidentit që trazoi rrjetin dhe atmosferën në shtëpinë e Mateo ka reaguar për herë të parë, duke dhënë versionin e tij mbi atë që ndodhi me Brikenën.
Gjatë një bisede me banorin tjetër, Shendritin, ai u shfaq i mërzitur për reagimin e saj dhe situatën e krijuar, ndërsa vendosi të ndajë detaje nga momenti i diskutueshëm.
Mateo pranoi se kishte tentuar disa herë t’i afrohej Brikenës gjatë kohës që po kërcenin bashkë, një veprim që sipas tij ishte thjesht një “përpjekje për të tentuar”, por që shkaktoi reagimin e saj të fortë. Pas kësaj, ajo u largua fillimisht drejt Dhomës së Rrëfimit dhe më pas në tualet.
“Ndodhi duke kërcyer bashkë. Por s’më pëlqeu reagimi që u mërzit aq shumë. U ul direkt, i thashë ‘si je’, më tha ‘mos më fol fare’, pastaj u çua dhe iku… Për mua rëndësi ka të tentoj, më jep kënaqësi, arrij s’arrij punë për mua”, u shpreh ai.
Deklaratat e tij kanë nxitur reagime, pasi vetë Mateo pranoi insistimin e përsëritur, duke forcuar perceptimin se kalimi i kufijve mund të ketë ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen emocionale të Brikenës.
Më tej, ai tregoi se kishte tentuar ta qetësonte situatën duke i lënë një letër të shkruar në italisht poshtë derës së saj.
Ngjarja vijon të komentohet gjerësisht në publik, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të reflektohet kjo situatë në dinamikat e mëtejshme brenda shtëpisë.
"KORCA BOOM"
















