top of page

Pl*goset 26-vjeçari/ Policia identifikon autorin, zbardhen emrat

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e së dielës në zonën e ish-Parkut në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45.


I plagosuri, Fabian Pitani, është goditur me thikë gjatë konfliktit.Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.


Në vijim, policia ka identifikuar dhe shoqëruar Eduard Pelushin (Selmani), 53 vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes.Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page