Plagosja me th*kë në Pazarin e Vjetër të Korçës, procedohen autorët
- 3 hours ago
- 1 min read
Pas sherrit të ndodhur ditën e djeshme në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku nga përplasja midis dy pronarëve dhe punonjësve të lokaleve një person mbeti i plagosur me thikë dhe tre të tjerë u plagosen me sende të tjera, këtë të shtunë policia ka njoftuar se personat e përfshirë në sherr janë proceduar penalisht.
Sipas raportimeve të policisë, janë proceduar penalisht shtetasit E. K., 48 vjeç; L. K., 52 vjeç; E. S., 22 vjeç dhe J. B., 33 vjeç.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje për një konflikt midis disa shtetasve të ndodhur në lagjen nr. 8, Korçë, në zonën e “Pazarit të vjetër”, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. K., 48 vjeç; L. K., 52 vjeç; E. S., 22 vjeç dhe J. B., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës””, thuhet në njoftimin e policisë.
“KORÇA BOOM”
















