Pogradeci një hap larg ëndrrës/ Tirana rruga e superiores!
- Korca Boom
- Apr 28
- 1 min read
Tashmë nuk është më ekip surprizë. Pogradeci mposhti Burresin në takimin e parë brenda në shtëpi, sot mposhti Besën në “Elbasan Arena” dhe tani radhën e ka Tirana. Sigurisht që nuk është rastësi një sukses kaq i madh dhe historik.
Ky Pogradec u paralajmërua që do të ishte një skuadër e madhe dhe pretendente dhe ja ku sot jemi në këtë realitet.
Me Burrelin liqenorët ishin të bindur që do të fitonin dhe ja dolën. Pas atij momenti paralajmëruan Besën dhe sërish ja dolën, tani përballja është me një skuadër superlige dhe sigurisht që ka vështirësi tjetër, por pogradecarët nuk e kanë aspak “frikë”, Tiranën.
Edhe vetë Tirana nuk duhet ta marrë të lehtë këtë skuadër që vjen nga kategoria e parë, por që ka objektiv superligën.
A do të jetë realisht ky viti i Pogradecit që të ngjitet në superligë? A do të jenë pogradecarët ata që do ta zëvendësojnë Skënderbeun në ligën e të mëdhenjve? Të presim dhe të shohim, ka edhe disa ditë për të dhënë verdiktin përfundimtar.
Tirana-Pogradeci është njësoj si një finale dhe Pogradeci është vetëm 90 minuta larg këtij suksesi të madh.
Forca liqenorë! Edhe ndaj Tiranës mund dhe duhet tja dilni!
“KORÇA BOOM”
