Policia refuzon garantimin e protestës së PD-së, kryeministria e blinduar
- 2 hours ago
- 1 min read
Policia e shtetit ka njoftuar se nuk do të garantojë zhvillimin e protestës së planifikuar nga partia demokratike sot në orën 18:00 para kryeministrisë. Vendimi vjen pas shqetësimeve të policisë për incidente të mëparshme, përfshirë përdorimin e mjeteve të rrezikshme ndaj punonjësve të rendit, pjesëmarrjen e personave të maskuar dhe të miturve në tubim.
Megjithatë, qindra forca policore janë në gatishmëri, të shpërndara në godinat e rëndësisë së veçantë, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, duke mbrojtur institucionet shtetërore dhe duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Kryeministria është blinduar, ndërsa është vendosur gardhi metalik për të parandaluar çdo incident.
Si masë paraprake, forcat shqiponja janë pajisur edhe me aparate fikëse zjarri, duke marrë si referencë përvojat nga protestat e mëparshme. Policia apelon tek qytetarët që të distancohen nga çdo veprim i dhunshëm dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri që konstatojnë gjatë tubimit.
"KORCA BOOM"
















