Përplasi 14-vjeçarin me motor dhe u largua nga vendngjarja, përfundon në pranga i riu
Aksidentoi një 14-vjeçare me motorin që drejtonte pa leje drejtimi dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet dhe arrestohet 18-vjeçari.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 18 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Ky shtetas dyshohet se sot, rreth orës 13:10, në fshatin Shalës, duke drejtuar motorin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar një 14-vjeçare dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i 18-vjeçarit.
Ndërkohë, 14-vjeçarja është transportuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















