Përplasje e fortë në rrugë, drejtuesi i motorit përfundon në spital
- May 11
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Vlorë, ku një automjet është përplasur me një motor që ishte në lëvizje.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe ka marrë menjëherë ndihmën e parë në vendngjarje. Më pas, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme.
“KORÇA BOOM”
















