top of page

Qëllonte me armë ndërsa një grek kërkonte metale të çmuara, policia ndërhyn dhe i arreston

  • 8 hours ago
  • 1 min read

Policia ka arrestuar një 40-vjeçar i cili dyshohet se qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe duke rrezikuar jetën e tyre. Në pranga është vënë edhe një shtetas grek që ndodhej bashkë me të në momentin e ngjarjes.


Sipas policisë, pas marrjes së njoftimit për të shtëna me armë, shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u bë e mundur lokalizimi, neutralizimi dhe arrestimi i shtetasit K. A., 40 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe për prodhim e shitje të narkotikëve.


Në vendngjarje u sekuestrua një armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak.


Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, policia gjeti edhe fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi grek D. P., 48 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ishte bashkë me 40-vjeçarin në momentin kur ai qëllonte me armë zjarri.


Nga hetimet dyshohet se shtetasi grek kishte shkuar në banesën e 40-vjeçarit për të kërkuar flori me anë të aparatit metalkërkues, i cili dyshohet se ishte sjellë prej tij nga Greqia.

“KORÇA BOOM”


bottom of page