Qeni i lirë tenton të sulmojë fëmijët pranë parkut
- 49 minutes ago
- 1 min read
Një incident shqetësues është regjistruar në zonën e Liqeni i Thatë, ku një qen i lënë i lirë ka tentuar të sulmojë disa fëmijë pranë këndit të lojërave, duke shkaktuar panik te prindërit dhe banorët që ndodheshin në park.
Sipas denoncimit, qeni jo vetëm që iu afrua në mënyrë agresive fëmijëve, por sulmoi edhe një qen tjetër në zonë. Situata u tensionua për disa minuta, derisa një i ri ndërhyri me shpejtësi dhe arriti ta neutralizonte, duke e mbajtur të lidhur për të shmangur pasoja më të rënda.
Banorët tregojnë se momentet ishin tepër të frikshme, pasi në park ndodheshin dhjetëra fëmijë të vegjël që po luanin. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse dhe masa më të forta për kontrollin e qenve që lëvizin pa masa sigurie në hapësira publike.
“KORÇA BOOM”
















