top of page

Rama justifikon përdorimin e plumbave të gomës: Nuk bëhet balet aty! RENEA do të dalë sërish

14 hours ago
1 min read

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur ndërhyrjen e policisë dhe përdorimin e plumbave të gomës gjatë përplasjeve me protestuesit, duke deklaruar se efektivët janë përballur me sulme të rrezikshme.


Gjatë komunikimit live në rrjetet sociale, Rama tha se përdorimi i plumbave të gomës erdhi pasi një efektiv policie u godit me një zar çeliku, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në nofull. Ai përdori edhe ironi për të justifikuar reagimin e forcave të rendit, duke u shprehur se në protestë “nuk bëhet balet apo luhet futboll”.


Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu se forcat RENEA do të vijojnë të jenë të pranishme sa herë të ketë kërcënime, ndërsa theksoi se policia do të shtrëngojë masat ndaj personave që marrin pjesë në protesta me maska, duke fshehur identitetin.


“U gjuajtën me plumb gome sepse efektivi mori zarin e çelikut dhe iu ça nofulla tjetrit dhe shoku në krah e largoi. Nuk bëhet balet aty apo luhet futboll dhe merr faull. RENEA ka detyre të dalë kur ka kërcënim. Del edhe kur luhet ndeshja Shqipëri-Serbi. Doli dhe do të dalë, nuk diskutohet. Do të shtrëngohet rrethoi ndaj atyre me maska, e ka edhe ligji që nuk mund të fshehësh identitetit", tha Rama.

“KORÇA BOOM”


bottom of page