top of page

Rama zbulon planin për legalizimet: Qytetarët do të marrin përgjigje të parët për aplikimet e tyre

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, nënvizoi rëndësinë e avancimit të projekteve për mbështetjen e pushtetit vendor dhe përshpejtimin e procesit të legalizimeve.

Rama bëri me dije se në bashkëpunim me secilën bashki do të hartohen planet për legalizimin e ndërtimeve, duke përcaktuar zonat prioritare dhe duke garantuar që aplikuesit e mëparshëm të trajtohen të parët. Ai gjithashtu kërkoi që në çdo bashki të hapen zyra juridike për të ndihmuar qytetarët në zgjidhjen e problemeve me kadastrën, një masë që synon të thjeshtojë dhe bëjë më transparente procesin e legalizimeve.


“Kadastra, në bashkëpunim me çdo bashki, duhet të ndërtojë planet prioritare të legalizimit. Që procesi të jetë i drejtë dhe transparent për aplikuesit, do të vendosim një sistem ku ata që kanë aplikuar më parë janë të parët për të marrë përgjigje, si dhe do të përcaktohen zonat prioritare. Bashkitë duhet të hapin një zyrë të ndihmës juridike për kadastrën, e cila do të lehtësojë maksimalisht qytetarët në mënyrën e kuptimit dhe aplikimit për legalizime”, deklaroi Rama.


Ai shtoi se zbatimi i këtyre masave do të ndiqet nga Ministria e Pushtetit Vendor, në mënyrë që të sigurohet koordinim i plotë mes institucioneve dhe përshpejtim i procesit për qytetarët.

“KORÇA BOOM”


bottom of page