RENDITJA E SUPERIORES/ Skënderbeu në vendin e 7-të pas barazimit me Vllazninë: Dy emra me peshë në fund
14 hours ago
1 min read
Sot u luajtën tri ndeshje për javën e dhjetë të Abissnet Superiore. Fitore korrën Elbasani dhe Egnatia, ndërsa Skënderbeu-Vllaznia u mbyll me barazim. Humbje pësuan Tirana dhe Laçi.
Elbasani po bën mirë me Glen Dajën. Tashmë mban vendin e katërt në renditje. Kryesuesit e Egnatias ndërkohë synojnë arratisjen me 4 pikë para Teutës, që do të përballet nesër me Partizanin.
Dinamo mban vendin e tretë, ndërsa nesër sfidon Vorën. Tirana ndodhet në vendin e pestë, teksa Skënderbeu, Vora dhe Laçi ndjekin me 1 pikë më pak.
Renditja mbyllet me dy emra me peshë. Partizani i vendit të fundit regjistron 5 pikë më pak se Vllaznia.
“KORÇA BOOM”

















