top of page

Rikthehen reshjet, si ndryshon moti gjatë ditës së hënë

  • Apr 20
  • 1 min read

Territori i Shqipërisë pritet të përfshihet nga reshje të dobëta gjatë ditës së sotme (20 prill), ndërsa rreziku nga fenomenet natyrore mbetet minimal në të gjitha qarqet e vendit.


Parashikimi vjen nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM).


Sipas të dhënave zyrtare, reshjet e shiut do të jenë të dobëta në të gjithë vendin, pa pritur probleme hidrometeorologjike. Në asnjë qark nuk parashikohen reshje intensive apo stuhi që mund të krijojnë situata problematike.


Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme pritet të luhaten:


në zonat bregdetare: nga 13 deri në 21°C

në zonat e ulëta: nga 9 deri në 23°C

në zonat malore: nga 6 deri në 17°C


Era parashikohet të fryjë e lehtë deri mesatare, me intensifikim të përkohshëm në bregdet dhe në zonat malore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page