Rrëshqitje dherash në aksin Librazhd–Pogradec, bllokohet lëvizja për mjetet e rënda dhe autobusët
- 2 hours ago
- 1 min read
Situata në aksin Librazhd–Pogradec, në vendin e njohur si “Arrat e Gurrës”, është përkeqësuar gjatë orëve të fundit si pasojë e rrëshqitjes së dherave, duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), pas verifikimeve të kryera në terren dhe në koordinim me Policia e Shtetit, ka vendosur ndalimin e përkohshëm të qarkullimit për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët në këtë segment rrugor, deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie.
Sipas ARRSH-së, masa është ndërmarrë për të parandaluar rreziqet e mundshme për drejtuesit e mjeteve dhe për të garantuar sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës, në kushtet e përkeqësimit të situatës në zonën e prekur nga rrëshqitja.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe operatorëve të transportit që të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës.
"KORÇA BOOM"



















