top of page

Rrëzohet nga skela teksa punonte në fasadën e një banese, 55-vjeçari në gjendje të rëndë

7 hours ago
1 min read

Një 55-vjeçar ka mbetur i dëmtuar në Sarandë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga një skelë teksa kryente punime në fasadën e një banese në rrugën “Mitat Hoxha”.


I dëmtuari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pronari i banesës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


“Rreth orës 11:40, në rrugën “Mitat Hoxha”, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, dyshohet se është rrëzuar nga skela, teksa kryente punime në fasadën e një banese.


55-vjeçari është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.


Pronari i banesës, shtetasi K. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për sqarimin e rrethanave të rastit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page