top of page

Selin surprizon të gjithë, bën gjestin që askush nuk e priste

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Finalja e madhe e “Big Brother VIP” po afron, ndërsa surprizat dhe gjestet e papritura vazhdojnë të mbajnë në vëmendje publikun brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.


Këtë herë në qendër të vëmendjes është Selin, e cila ka treguar një anë të saj më bujare dhe diplomatike. Ajo ka përfituar nga një mundësi e ofruar nga një prej sponsorëve të programit për të zgjedhur disa veshje falas.


Në vend që ta përdorte vetëm për vete, Selin vendosi ta ndajë këtë privilegj edhe me partneret e banorëve të tjerë, duke zgjedhur dhurata jo vetëm për veten, por edhe për familjarët e rivalëve të saj në lojë.


Ky gjest është komentuar si një veprim i papritur, sidomos duke marrë parasysh atmosferën shpesh të tensionuar mes banorëve dhe rivalitetet e krijuara gjatë sezonit.


Në veçanti, vëmendje ka tërhequr edhe fakti që Selin i ka bërë një dhuratë të papritur edhe bashkëshortes së Mirit nga brenda shtëpisë, duke surprizuar publikun dhe vetë dinamikën e lojës.


Miri dhe Selin kanë qenë ndër banorët me përplasjet më të forta gjatë këtij sezoni, ndërsa herë pas here nuk kanë munguar as aludimet për një raport më kompleks mes tyre.


Ky veprim i Selinës është interpretuar nga një pjesë e publikut si një shenjë paqeje dhe maturie në prag të finales, duke lënë pas tensionet e lojës.


Mbetet për t’u parë se si do të reagojnë banorët dhe publiku jashtë shtëpisë ndaj këtij gjesti surprizë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page