Shkarkohet drejtori i policisë Ilir Proda, ikën edhe kreu i policisë Tiranë pas protestës së PD-së
- 3 hours ago
- 1 min read
Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars.
Vendimi u mor pas protestës së opozitës ku nuk u garantua siguria e qytetarëve.
Ndërkohë në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga.
Po ashtu se është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.
Shkarkimi i dy krerëve të policisë ka ardhur pas motivacionit se nuk kanë marrë masat e duhura për protestën e djeshme të opozitës që shkaktoi trazira.
Proda u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 2 tetor të vitit 2024. Më herët, ai ka mbajtur detyra si specialist i policisë kriminale, shef komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Bulqizë si dhe drejtor i Policisë së Elbasanit.
Në protestën e zhvilluar nga opozita më 28 shkurt nuk munguan molotovët dhe mjetet piroteknike drejt institucioneve.
Incidenti më i rëndë u shënua në Vilën 31 ku u hodhën bomba molotov të cilat rrezikuan sigurinë e personave që ndodheshin brenda godinës që shërben si selia e fondacionit Art Explora.
Si pasojë e shpërthimeve u shkaktuan edhe dëmtime në godinë. Në lidhje me këto akte janë arrestuar katër persona.
"KORÇA BOOM"
















