top of page

Shpërndau tezën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në rrjete sociale, përjashtohet maturanti

  • 15 hours ago
  • 1 min read

Një maturant në Kukës është përjashtuar nga provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë pasi është konstatuar duke fotografuar tezën gjatë zhvillimit të testimit.


Ndërkohë Ministria e Arsimit ka garantuar se provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në kuadër të Maturës Shtetërore 2026 po zhvillohet normalisht, në kushte sigurie dhe transparence të plotë në të gjithë vendin.


Sipas Ministrisë, provimi i dytë i maturës po zhvillohet në 144 qendra provimi dhe përfshin mbi 26,600 maturantë, ndërsa të gjitha procedurat po zbatohen në përputhje të plotë me Rregulloren e Maturës Shtetërore.


Në lidhje me publikimin e fotografive të tezës në rrjetet sociale, Ministria sqaron se ky akt është kryer pasi provimi kishte nisur dhe, sipas saj, nuk ndikon në integritetin e procesit. Po ashtu, është bërë e ditur se rasti është evidentuar në një qendër provimi në Qarkun e Kukësit, ku maturanti përgjegjës është përjashtuar menjëherë nga testi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page