Shpërthen debati në shtëpi, banorët kalojnë në ofendime të rënda
- 2 hours ago
- 1 min read
Një debat i tensionuar është regjistruar mes banorëve në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, teksa po zhvillohej një nga sfidat e dhëna nga Vëllai i Madh.
Ndërsa Artani dhe Greta po realizonin sfidën e tyre, Juela i është drejtuar Gretës me fjalët: “Kunata, avash me vrimat”. Komenti ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Gretës, e cila iu përgjigj: “A do ta shohësh vrimën, meqë ke qejf?”.
Pas kësaj replike ndërhyri Selin, e cila e ofendoi Juelën duke e quajtur “bastarde”. Kjo solli reagimin e Rogertit, i cili i doli në mbrojtje Juelës dhe iu drejtua Selinës me tone të ashpra: “Bastarde i the?”.
Debati vijoi me replika të tjera mes banorëve, duke krijuar sërish tension në shtëpi, edhe pse në atë moment po zhvillohej një sfidë e programit.
"KORCA BOOM"
















