Si parashikohet moti për ditën e shtunë, zonat me më shumë reshje
- Korca Boom
- 6 minutes ago
- 1 min read
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në jug parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës do ketë edhe shtrëngata afatshkurtra.
Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit.
Në majat e maleve në verilindje- lindje dhe në Alpe do të ketë reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deir në 18m/s
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 4-5 ballë.
“KORÇA BOOM”



















