top of page

SKËNDERBEU/ Nesër miqësorja e radhës. Ja ku dhe kur luhet testi i 6-të!

  • 1 day ago
  • 1 min read

Edhe pse kanë mbetur edhe 11 ditë deri në startin e superligës së re të këtij viti, Skënderbeu ka planifikuar edhe dy teste të tjera miqësore, që do të jenë të fundit përsa i përket fazës përgatitore.


Pikërisht nesër në orën 18:00 do të luhet miqësorja e radhës Pogradeci-Skënderbeu, takim që do të luhet në stadiumin “Gjorgj Kyçyku”.


Kjo do të jetë miqësorja e 6-të e Skënderbeut, ku në 5-së takimet e para ka fituar tre ndeshje dhe ka humbur dy.


Do të jetë një test i vlefshëm ky i ditës së nesërme (e mërkurë) për Skënderbeun, pasi trajneri Julian Ahmataj po vendos përfundimist për formacionin dhe do të shikojë edhe njëherë gjendjen e lojtarëve. 

 

Miqësoret e Skënderbeut


Skënderbeu-Struga 0-1

Skënderbeu-Partizani 0-2

Skënderbeu-Besa 2-1

Skënderbeu-Kukësi 2-1

Skënderbeu-Panetolikos U-19 3-0

NESËR (ora 18:00) Pogradeci-Skënderbeu

“KORÇA BOOM”


bottom of page