Skënderbeu dhe Tirana dhurojnë spektakël me 6 gola, fitojnë tre klube të Superiores në kampionatin U-19
Kampionati U-19 i Superiores ka filluar të dhurojë spektakël që në fillim. Sot u luajtën katër ndeshje për javën e dytë, ndërsa u shënuan 12 gola në total.
Skënderbeu dhe Tirana e mbyllën në barazim 3 me 3. Një takim ku Flavio Shkëmbi spikati me tripletë te korçarët. Dopieta e Xhoel Ramazanit dhe goli i Mateo Maçit për bardheblutë bënë që sfida të mbyllet me barazim.
Vllaznia, Teuta dhe Elbasani korrën fitore. Teuta konfirmohet si pretendente për këtë sezon, ndërsa mposhti 3 me 0 Laçin. Elbasani fitoi në transfertën e Bylisit, teksa Vllaznisë i mjaftoi një gol ndaj Vorës.
Teuta është e vetmja që aktualisht regjistron pikë të plota në kampionatin U-19. Me një ndeshje më pak të luajtur pas dy javësh janë Partizani, Dinamo, Skënderbeu dhe Bylisi.
REZULTATET E KATËR NDESHJEVE NË JAVËN E DYTË
Vllaznia 1-0 Vora
Bylis 0-2 Elbasani
Teuta 3-0 Laçi
Skënderbeu 3-3 Tirana/ PANORAMASPORT.AL
“KORÇA BOOM”
















