top of page

SKËNDERBEU i superligës do të fillojë nga stoli/ Kush do të jetë në krye të pankinës bardhekuqe?

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu i sezonit të ri do të nisë shumë shpejt dhe padiskutim që skuadra e re do të nisë nga trajneri i ri. Ernest Gjoka është thuajse i larguar nga Skënderbeu dhe tashmë ngetet vetëm radha e klubit bardhekuq për të bërë zyrtare lajmin e ndërprerjes së bashkëpunimit të Gjokës me Skënderbeun në vazhdim.


Më pas radhën do ta ketë emri i ri i pankinës që mezi pritet të mësohet nga të gjithë tifozët bardhekuq. Tashmë edhe pse largimi i Gjokës nuk është zyrtar, në Korçë kanë filluar të qarkullojnë shumë emra të rinj që do të marrin “timonin” bardhekuq.


Gjithsesi është ende herët për të zbuluar emrin, ndërkohë që mësohet nga burime të ndryshme pranë klubit se janë dy emra që qarkullojnë, por midis të dyve do të zgjedhë vetë presidenti Ardjan Takaj.


Nga ana tjetër edhe te futbollistët pritet të ketë ndryshim të shumta, ku së pari do të mësohen të gjithë ata që do të largohen dhe që nuk janë pak dhe pasi të zgjidhet edhe pankina e re do të fillojë edhe ndërtimi i ri i Skënderbeut të sezonit të ri.


Kush do të jetë kryepankina e re e Skënderbeut? Kjo është pyetja dhe përgjigja që pritet të mësohet e para.

“KORÇA BOOM”


bottom of page