Skënderbeu nuk fal në volejboll, vajzat korçare i japin leksion Vllaznisë!
Skënderbeu-Vllaznia 3-0
(25-10, 25-13, 25-12)
Skënderbeu i femrave ka regjistruar një tjetër paraqitje bindëse, duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 3-0 në një ndeshje ku skuadra korçare ishte dominuese nga fillimi deri në fund.
Vajzat e Skënderbeut e kanë kontrolluar lojën në të tre setet, duke treguar organizim, efikasitet në sulm dhe një ritëm që kundërshtaret e patën të vështirë ta përballonin.
Superioriteti i skuadrës vendase u duk që në setin e parë, të cilin korçaret e fituan me diferencë të thellë, 25-10. E njëjta panoramë u paraqit edhe në setin e dytë, ku Skënderbeu vijoi të diktonte lojën dhe triumfoi 25-13.
As në setin e tretë Vllaznia nuk arriti të ndryshonte rrjedhën e takimit. Skënderbeu ruajti kontrollin dhe e mbylli ndeshjen me rezultatin 25-12, duke siguruar fitoren e pastër 3-0.
Një sukses i merituar për volejbollistet korçare, të cilat konfirmuan forcën e tyre në fushë, duke kënaqur edhe tifozët e pranishëm.
“KORÇA BOOM”
















