top of page

“Skënderbeu në Laç, kurbinasit kërkojnë dorën e tifozëve për të thyer diferencën

  • Dec 11, 2025
  • 1 min read

Laçi do të luajë në shtëpi një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni. Kurbinasit ditën e shtunë do të presin kryesuesit e kampionatit, Skënderbeun.


Dueli do të zhvillohet në stadiumin e Laçit dhe do të startojë në orën 13:30. Shtatë pikë i ndajnë aktualisht ekipet mes tyre në renditje, dhe fitorja ndaj korçarëve do të shkurtonte diferencën dhe do të bënte që kurbinasit të rihapnin garën për vendin e parë.


Pikërisht për këtë, klubi ka kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ata u bëjnë thirrje tifozëve që të mos mungojnë dhe të mbështesin ekipin në sfidën më të rëndësishme të këtij sezoni.

"KORCA BOOM"


bottom of page