top of page

Lajmi i trishtë për futbollin: Ndarja nga jeta e ish-drejtorit teknik

  • 9 hours ago
  • 1 min read

Bota e futbollit është tronditur nga ndarja nga jeta e trajnerit turk Engin Firat. Ai pësoi një atak në zemër në aeroportin e Stambollit, teksa po udhëtonte nga Bejruti.


Firat ka pasur edhe eksperiencë në Shqipëri, ku në sezonin 2018/19 ishte drejtor sportiv te Vllaznia, duke kontribuar në rikthimin e skuadrës shkodrane në elitën e futbollit shqiptar.

Së fundmi, ai drejtonte klubin Nejmeh SC në Liban, ndërsa më parë kishte qenë edhe trajner i përfaqësueseve të Moldavisë dhe Kenias.


Engin Firat ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të pasur dhe të respektuar në botën e futbollit. Lajmi ka shkaktuar trishtim të madh te tifozët dhe komuniteti sportiv ndërkombëtar.

"KORCA BOOM"


bottom of page