top of page

Skënderbeu sot për 3 pikë në Kukës/ Ja 3 ndeshjet e sotme të kategorisë së parë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ditën e sotme luhen 3 ndeshje të kategorisë së parë, 3 takime që sigurisht që pritet të jenë interesante dhe të luftuara.


Skënderbeu sot luan përballjen e fundit të vitit në transfertë ku e pret Kukësi, në një ndeshje që nëse fitohet nga bardhekuqtë i ngjit në kuotën e 40 pikëve dhe sigurisht që fitorja është detyrim, aq më tepër që dje kanë fituar edhe Laçi dhe Pogradeci, dy ekipet që e ndjekin këmba-këmbës Skënderbeun.


Përpos Skënderbeut sot luhet edhe sfida tjetër Besa-Iliria që pritet me mjaft interes, ndërkohë ndeshje që u shty ditën e djeshme Korabi-Burreli luhet po sot, por me ndryshimin, sepse starton në orën 12:00.


Dy takimet e tjera startojnë në orën 13:30.

 

JAVA 17


DJE

Luftëtari-Pogradeci 2-3

Apolonia-Laçi 0-2

Kastrioti-Lushnja 2-1


SOT

Ora 12:00 Korabi-Burreli

Ora 13:30 Besa-Iliria

Ora 13:30 Kukësi-Skënderbeu

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page