SKËNDERBEU U-13 shkëputet në krye/ Kyçyku-Qelemeni fitorja 3-pikëshe në kryeqytet!
- Korca Boom
- Dec 6
- 1 min read
U-13 Rinia EL – U-13 Skënderbeu 0-2
Shënues: Kyçyku 14’, Qelemeni 45’
Ka përfunduar pak momente më parë në kryeqytet ndeshja e javës së 9-të mes Rinia EL dhe Skënderbeu e vlefshme për kampionatin U-13.
Dhe si zakonisht fitues ka dalë sërish Skënderbeu edhe pse ishte një ndeshje transferte, duke mbetur skuadra e pathyeshme e këtij sezoni deri në këto momente.
Për Skënderbeun sot ky trepikësh ka dy emra Kyçyku dhe Qelemeni, dy lojtarë që shënuan nga një gol secili, i pari në minutën e 14-të dhe tjetri në minutën e 45-të.
Një lojë e mirë e Skënderbeut në Tiranë, në një ndeshje jo fort të lehtë, por mesaduket këtë sezon ky Skënderbe e ka ndarë mendjen për të vijuar me rezultate pozitive.
Pas fitores së pak momenteve më parë Skënderbeu U-13 thellon edhe më shumë diferencën në krye të kampionatit me 23 pikë, 7 fitore dhe dy barazime, ndërkoëh që skuadrat e tjera janë shumë më poshtë se skuadra e Daniel Jano.
Urime “Ujqërve” të vegjël dhe shpresojmë shumë që edhe në javët në vijim të vazhdojnë me këtë rritëm.
Bravo djema. Ini më të mirët!
“KORÇA BOOM”




















