Sot 5 vite pa Ikonën e futbollit Milutin Kërçiç!
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Sot mbushen plot 5 vite nga lamtumira e një prej më të mirëve në Korçë dhe gjithë Shqipërinë, Milutin Kërçiç.
Mili u nda nga jeta më 6 shkurt 2021, në moshën 63-vjeçare ish-futbollisti i Skënderbeut dhe ekipit kombëtar, Milutin Kërçiç.
Ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe më herët ishte nënshtruar operacionit në zemër.
Milutin Kerçiç është padyshim një nga futbollistët më të mirë në gjithë historinë e Skënderbeut. Prej gati 30 vitesh jetonte në Guci të Malit të Zi, prej dhe nga kishte origjinën e babait. Nga viti 2010 u rikthye dhe një herë te "Skënderbeu" pasi ish-presidenti i futbollit korçar Agim Zeqo e përfshiu për gati 3 sezone në stafin e ekipit. Por, më pas u rikthye dhe një herë në vendin e origjinës aty ku dhe do të prehet.
Të gjithë sot e kujtojnë me shumë mall Milin e madh, që padyshim për të gjithë do të mbetet po kaq i madh në lojën e futbollit.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Milutin Kërçiç.
“KORÇA BOOM”




















