top of page

Sot aktori i njohur Niko Kanxheri feston 79-vjetorin e lindjes/ Edhe 100 "Profesor"!

  • 6 days ago
  • 1 min read

Sot aktori i njohur Niko Kanxheri feston 79-vjetorin e lindjes.


I urojmë shëndet edhe shumë vite të tjera të mbushura me art!


Niko Kanxheri është një nga emrat e spikatur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, aktor, regjisor dhe pedagog me një kontribut të gjatë në skenë dhe ekran. I diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve, ai e nisi karrierën në Radio Tirana me radiodramat, për të vijuar më pas si regjisor në Televizionin Shqiptar dhe më vonë si pedagog i Mjeshtërisë së Aktorit në Akademinë e Arteve.


Në kinematografi është dalluar me role të forta si në filmat: "Çifti i lumtur", “Vdekja e kalit”, “Parullat (Slogans)”, “Nata pa hënë” "Malet me blerim mbuluar" dhe të tjerë, duke sjellë figura të veçanta. Krahas filmit, ka lënë gjurmë edhe në teatër me interpretime të fuqishme dhe të vlerësuara.


Me një karrierë të pasur dhe titullin “Profesor”, Niko Kanxheri mbetet një figurë e respektuar e artit shqiptar dhe një frymëzim për brezat e rinj të artistëve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page