top of page

Start me emocione për ekipet e juglindjes, Maliqi fiton, Devolli përmbyset në fund

3 days ago
2 min read

Maliqi dhe Devolli e kanë nisur sezonin e ri me rezultate të ndryshme, por me emocione të forta deri në minutat e fundit.


Maliqarët kanë marrë tri pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Alpetrolit. Sfida u vendos në minutën e 69-të, kur Qeleshi shënoi golin që i dha fitoren skuadrës së Maliqit.


Një nisje pozitive për maliqarët, të cilët e nisin sezonin e ri me një fitore jashtë fushe.

Ndërkohë, Devolli ka përjetuar një ndeshje dramatike në shtëpi ndaj Luftëtarit.


Vendasit e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me Radovanin. Luftëtari reagoi shpejt dhe Dimanti barazoi rezultatin në minutën e 9-të.


Devolli nuk u dorëzua dhe riktheu avantazhin me Beçkën, duke e çuar rezultatin në 2-1.

Por minutat e fundit do të ishin fatale për vendasit.


Në minutën e 87-të, Zani shënoi golin e barazimit për Luftëtarin, duke rikthyer gjithçka në ekuilibër.


Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, erdhi edhe goditja e madhe.


Në minutën e 90-të, sërish Zani gjeti rrjetën, duke shënuar golin e tretë për Luftëtarin dhe të fitores për skuadrën gjirokastrite.


Një përmbysje e pabesueshme në fund, që i dha Luftëtarit tri pikët, ndërsa Devolli mbeti me duart bosh pas një ndeshjeje ku kishte qenë në avantazh.


Kështu, Maliqi e nis sezonin me fitore në transfertë, ndërsa Devolli pëson një nga ato humbje që dhembin më shumë: pasi ishte në avantazh, e humbi ndeshjen brenda vetëm pak minutash në fund.


REZULTATET:


Grupi B

Delvina - Butrinti 0-1

(Basha 24')


Bylis B - Këlcyra 4-0

(Leshi 32', Hodo 54', Olawale 55', Cypi 90')


Apolonia - Tomori 2-1

(Owusu 23', Mehmeti 61'. Daullxhiu 82')


Albpetrol - Maliqi 0-1

(Qeleshi 69')


Devolli - Luftëtari 2-3

(Radovani 3', Beçka 60'/ Diamanti 9', Zani 87', 90')

“KORÇA BOOM”


bottom of page