Stenaldo godet fort: “Me zor erdhi të të takonte vëllai”
- 2 days ago
- 1 min read
Edhe pse Rogerti e nisi ditën duke thënë se ishte festë dhe se do të përpiqeshin të shmangnin debatet, situata në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” mori një tjetër rrjedhë. Ai u përfshi në disa përplasje të forta me banorët, mes tyre edhe me Stenaldon.
Debati mes tyre u tensionua kur Stenaldo i përmendi Rogertit një çështje personale, lidhur me takimin me vëllain e tij, me të cilin kishte vite pa komunikim.
Pjesë nga debati:
Rogerti: Unë jam i pastër. Unë kam vlera të tjera.
Stenaldo: Mos na fol për situata familjare, se na tregove historinë tënde dhe me zor erdhi të të fliste ai zotëria. Me xham midis. Ec ore se nuk je ti për të na dhënë këshilla. Xhami dopio.
Rogerti: Pse pranoi të shkoja dhe ta takoja?
Stenaldo: Po çfarë të bënte, taksirati.
Rogerti: Se është malësor. Nuk e bëjmë gjakun ujë. E dëgjove mirë. Të paktën nuk jam si ky (Mali).
Përplasja ka krijuar tension në shtëpi, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo situatë në marrëdhëniet mes banorëve në vijim.
"KORCA BOOM"
















