top of page

Surprizë në spital, shkarkohet drejtuesja

  • Jun 1
  • 1 min read

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka liruar nga detyra drejtoreshën e përgjithshme të Qendra Spitalore Universitare 'Nënë Tereza', Anxhela Paparizo.


Në vend të saj është emëruar Rudina Degjoni, e cila do të marrë drejtimin e institucionit më të madh shëndetësor në vend.


Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Degjoni vjen në krye të QSUT-së pas një eksperience të gjatë në drejtim dhe menaxhim spitalor, duke sjellë një kontribut të rëndësishëm në administrimin dhe zhvillimin e shërbimeve shëndetësore.


Ministria bëri me dije se emërimi i saj vjen pas largimit nga detyra të Anxhela Paparizos, e cila mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të QSUT-së.


Ndryshimi në drejtimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” konsiderohet një lëvizje e rëndësishme në administrimin e sistemit shëndetësor, ndërsa pritet që drejtuesja e re të prezantojë prioritetet dhe objektivat e saj për institucionin në vijim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page