top of page

Tani banor i BBVK5/ Landi i “West Side Family” tregon ‘pikën e dobët’ të Mirit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Roland Hysi, i njohur si Landi i grupit muzikor “West Side Family”, ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku zbuloi detaje nga jeta e Armir Shahinit, Miri, i cili është banor i “Big Brother VIP 5”.


Landi ndau për publikun bisedat me Mirin, para se të futej në shtëpinë më të famshme në shtëpi, ndërsa shtoi se është duke e ndjekur vazhdimisht.


“Është momenti që Miri do të marrë atë që i takon, për veten, grupin, etj.


Ai e di sa i fortë është dhe duhet të jetë. Familja është pika e dobët e Mirit, është shumë i lidhur me familjen. Sidomos me gocën. Ka një gjë shumë të mirë, nëse kjo gjë ecën, do ketë më shumë mundësia familja që të vijë dhe ta vizitojë më shpesh. Ata jetojnë në Gjermani, ndërsa ai rri këtu për familjen.


Ajo që kemi diskutuar është ‘rri i qetë, ruaj qetësinë dhe shëndeti yt mendor ka më shumë rëndësi, të tjerat…’, u shpreh ai./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page