top of page

Tatimet: Afati për pagesat elektronike, detyrim deri më 30 maj

  • May 5
  • 1 min read

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se kanë mbetur edhe 27 ditë nga përfundimi i afatit për zbatimin e detyrimit për pranimin e pagesave pa para në dorë (cashless), përmes pajisjeve POS/POI, në një sërë sektorësh të ekonomisë.


Sipas njoftimit zyrtar, ky detyrim përfshin strukturat akomoduese, shërbimet e transportit si dhe institucionet dhe shoqëritë publike me kapital shtetëror, të cilat duhet të sigurojnë funksionimin e sistemeve të pagesave elektronike në pikat e tyre të shitjes.


Administrata tatimore thekson se ky hap synon rritjen e transparencës në transaksione, përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe forcimin e formalizimit të ekonomisë në vend.


Gjithashtu, përdorimi i pagesave cashless pritet të sjellë më shumë efikasitet në ofrimin e shërbimeve dhe të reduktojë nivelin e informalitetit.


Tatimet u bëjnë thirrje subjekteve të përfshira të mos e shtyjnë përmbushjen e këtij detyrimi ligjor për në momentin e fundit, duke qenë se afati përfundimtar është data 30 maj 2026.

“KORÇA BOOM”


bottom of page