Thirrje në SPAK, Bledion Nallbati, sqaron rethanat dhe arsyen
- Korca Boom
- Oct 27
- 1 min read
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK-ut, pas thirrjes për t’u pyetur lidhur me një incident të ndodhur gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit.
Ngjarja në fjalë lidhet me një konflikt të ndodhur në Bilisht, ku Nallbati dhe i vëllai dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një shoferi kamioni.
Në një prononcim për mediat, deputeti deklaroi se ishte thirrur si person në dijeni të ngjarjes dhe jo si i pandehur. Ai e cilësoi incidentin si një çështje banale, duke shtuar se konflikti ishte, sipas tij, “i stisur” për qëllime politike.
"KORCA BOOM"



















