Tragjedi e rëndë, tre të rinj humbin jetën, dy të tjerë plagosen
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen Glifadha të Athinës, ku kanë humbur jetën tre të rinj nga Fieri.
Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi, ndërsa dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e përplasjes janë ende duke u hetuar nga autoritetet greke.
Tre viktimat janë të rinj me origjinë nga Fieri. Lajmi për humbjen e tyre ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët dhe të afërmit, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në lidhje me dinamikën e aksidentit dhe identitetin e personave të përfshirë.
Ndërkohë, dy të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore dhe gjendja e tyre raportohet kritike.
“KORÇA BOOM”
















