TRAGJEDI/ Katër anëtarët e familjes shqiptare humbin jetën si pasojë e helmimit nga gazi në shtëpi
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku si pasojë katër anëtarët e saj kanë humbur jetën nga rrjedhjeje e gazit. Konkretisht, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (4 shkurt) në rrethana ende të paqarta.
Siç raportojnë mediat italiane, dyshohet se rrjedhja e gazit është shkaktuar nga një defekt në kaldajën e banesës së tyre. Viktima kanë mbetur babai 48 vjeç, nëna 43 vjeçe dhe dy fëmijët, përkatësisht 22 dhe 15 vjeç. Ndërsa, një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital.
Gjithashtu edhe dy karabinierë, të cilët mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, pësuan një intoksikim të lehtë, por janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orarit të darkës, pasi ekipet e shpëtimit kanë gjetur tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte përgatitur për të ngrënë.
Mësohet se karabinierët i ka njoftuar vëllai i kryefamiljarit, pasi në banesën trekatëshe pas trokitjeve të shumta nuk marë asnjë përgjigje dhe është detyruan të thyejnë derën.
Brenda banesës, forcat e rendit u përballën me një skenë dramatike, katër trupa të pajetë të shtrirë në dysheme. Pak çaste më vonë, edhe familjari i pestë humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit, nën sytë e karabinierëve, të cilët arritën të dalin në kohë nga banesa dhe ta transportonin në spital të lënduarin.
“KORÇA BOOM”



















