top of page

Tragjedi, katër të rinj rrëmbehen nga dallgët e detit

  • Jun 3
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta.


Sipas informacioneve paraprake, katër shokë janë marrë nga rrymat detare dhe dallgët e fuqishme, duke humbur kontrollin teksa ndodheshin në ujë.


Dyshohet se njëri prej tyre mund të ketë humbur jetën, ndërsa për fatin e tre të tjerëve nuk ka ende informacion të konfirmuar zyrtarisht.


Shërbimet përkatëse janë angazhuar në kërkime dhe verifikime, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

“KORÇA BOOM”


bottom of page