top of page

Tragjedi në rrugë, 68-vjeçari gjendet i pajetë në kabinën e mjetit

  • Jun 2
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në portin e Ankonës, ku një 68-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete brenda kamionit që drejtonte.


Sipas raportimeve të mediave italiane, ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në hyrje të stacionit të përpunimit të portit. Dyshimet e para të autoriteteve sugjerojnë se viktima mund të ketë pësuar një arrest kardiak teksa ndodhej në mjet.


Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje ka mbërritur ekipi mjekësor, i cili ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, 68-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.


Identiteti i tij nuk është bërë ende publik nga autoritetet. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa priten rezultatet e autopsisë që do të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes.


Autoritetet italiane po vijojnë procedurat përkatëse, ndërsa ngjarja ka prekur komunitetin e transportuesve në zonë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page