Tronditëse: Gjendet i pajetë në stallë, dyshohet vr*sje nga afër
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë në një stallë bagëtish në zonën e Kalamata.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Burnia, ku viktima punonte në një stallë lopësh. Ai është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshimet e para flasin për një vrasje me armë gjahu.
Burimet bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë qëlluar nga një distancë e afërt, duke marrë plagë fatale në kokë.
Autoritetet në Greqi kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pronari grek i stallës është shpallur në kërkim si person i dyshuar për përfshirje në krim.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërkohë që policia po vijon kontrollet në terren dhe mbledhjen e provave për të sqaruar rrethanat e plota.
Hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi dinamikën e ngjarjes dhe rolin e personave të përfshirë.
“KORÇA BOOM”
















