Turi i parë kualifikues në Kupën e Shqipërisë, caktohen arbitrat në 3 ndeshjet e ditës së sotme (EMRAT)
Ditën e sotme do të luhen 3 ndeshjet e para të turit të parë kualifikues në Kupën e Shqipërisë, të cilat do të nisin prej orës 13:30.
Skënderbeu sfidon Naftëtarin në Korçë, ndërsa Flamurtari pret në stadiumin e Orikumit Gramshin. Sfida e tretë është ajo mes Besëlidhjes dhe Sopotit, takim ky që do të luhet në “Fusha Sportive Ahmetaq”.
Për të treja këto përballje, FSHF ka caktuar trupën e arbitrave që do të vendosin drejtësi në fushë në këto përballje.
Flamurtari-Gramshi
Arbitër kryesor: Erges Bala
Asistenti 1: Bledar Mesi
Asistenti 2: Amarildo Kyçyku
Arbitër i 4-të: Mikele Dyrmishi
Skënderbeu - Naftëtari
Arbitër kryesor: Enis Dishani
Asistenti 1: Ronaldo Jahja
Asistenti 2: Lefter Dervishi
Asistenti 3: Sokol Bebja
Arbitër i 4-të: Ilirjan File
Besëlidhja-Sopoti
Arbitër kryesor: Egli Spahiu
Asistent 1: Gjergji Gegprifti
Asistent 2:Ernest C ena
Arbitër i 4: Kejdi Hyka
“KORÇA BOOM”















